Ndërmarrja jonë ofron shërbime të përgjithshme në biznesin e kafesë: prodhojmë dhe distribuojmë kafe, shesim dhe mirëmbajmë makina për kafe pra, prej fillimi deri në fund klientëve tonë u sigurojmë produkte dhe teknikë për kryerjen e veprimtarive të tyre. Distribuimin e prodhimeve tona e realizojmë me transportin e drejtpërdrejtë deri tek klientët tonë në kafenetë dhe restoranet të cilët i furnizojmë një kohë të gjatë.
Ndërmarrja jonë kryesisht mirrej me servisimin e maqinave të kafes dhe në atë kohë njihej me emrin “Servis Univerzal”. Përpos servisimit, mirëmbajtjes dhe sigurimit të pjesëve të ndryshme të maqinave të kafes kompania mirrej edhe me mbështjelljen (bobinazhin)dhe mirëmbajtjen e elektro motorëve.
Në këtë vit filloi bashpunimi me “Torrefazzione Verbano” , kompani e cila veprimtarinë e transferoi në Tetovë dhe si “Eurocafe” vazhdoi punën e pjekjes së kafes. Në atë kohë “Servis Univerzal” kompanisë I ofronte mbështetje teknike për montimin e fabrikës dhe në vazhdimësi I ofroi mirëmbajtje të aparaturave dhe maqinave të kafes.
Me kalimin e kohës kompania “Eurocafe”, në krye me Roberto Resmi, kërkonte partnerë për bashkëpunim dhe prej kandidatëve të interesuar zgjodhi si partner vëllezërit Adnan dhe Sulejman Sulejmani.
Me nisjen e partneritetit lindi ideja për përzierjen e dytë të espressos, e cila u emërtua si “Crema” dhe u mirëprit nga klientët, dhe sot e këtë ditë është një prej llojeve më të shitura të espressos.
Në vitin 2008 partneri Roberto Resmi ia dorëzoi pjesën e vetë “Servis Univerzal”it. Me këtë bashkim, “Eurocafe” morri përsipër gjithë procesin, nga pjekja e kafes, servisimi i aparateve dhe deri tek furnizimi i klientëve me kafe.
Me rritjen e kërkesave dhe numrit të klientëve të ri, kompania pati nevojë për ndarjen dhe zgjërimin e hapësirave të punës. Kështu që u ndanë njësia për prodhimin dhe njësia për shitjen dhe servisimin e kafes.
Eurocafe në këtë vit formuloi përzierjen e re për espresso me shije unike “Aroma”, dhe poashtu i përsosi ato egzistueset.
Eurocafe pas punës së saj pesëmbëdhjet vjeçare u zhvendos në një lokal më të gjerë dhe po në këtë vit filloi të prodhon kafen tradicionale turke në lokalin e ri dhe u nis tradicioni i kontrollës së kualitetit dhe përsosjes së tij tek secili prej prodhimeve.
Në këtë vit kompania Eurocafe lidhi marrëveshje për distribuimin e kafes ekskluzive italiane Portioli për Tetovë dhe rrethinë. Portioli ka gamën e produkteve të kompletuar me lloje të ndryshme të përzierjeve për espresso, kafe me origjinë të vetme (single-origin), kafe me filtra dhe kapsula dhe cokollatë e nxehtë etj.
Në këtë vit u bë ribrendimi me elemente minimalistike. Këto elemente bënë këtë logo më vizibile për syrin dhe diçka e cila mbahet në mend??
Suksesi i arritur vit pas viti në tregun lokal, ndërmarrjes i mundësoi që të nis bashkëpunimin me partnerin Italian ”Torefazione Verbone” bashkë me të cilët erdhën në idenë që të prodhojnë brendin e ri të kafes së njohur “Eurokafe”. Pas suksesit të arritur me brendin e parë kompania vendosi që asortmentit të saj t’ia shtojë edhe brendin e njohur Italian Portioli.
Suksesi i arritur vit pas viti në tregun lokal, ndërmarrjes i mundësoi që të nis bashkëpunimin me partnerin Italian ”Torefazione Verbone” bashkë me të cilët erdhën në idenë që të prodhojnë brendin e ri të kafes së njohur “Eurokafe”. Pas suksesit të arritur me brendin e parë kompania vendosi që asortmentit të saj t’ia shtojë edhe brendin e njohur Italian Portioli.